Basha sulmon Tavon në Gjirokastër. Flet dhe për hashashin: Këta e duan të gjithë për vete!

11427735_1643788809191444_2689918330334558970_nNjë ditë pasi koalicioni i majte mbylli fushaten ne Gjirokaster kryetari i opozites Lulzim Basha u ndal ne kete qytet ne nje takimi elekotral gjate te cilit ai ashpersoi akuzat ndaj drejtuesve te koalicionit qeveritar.  Kete here per shkak te vendodhjes shefi i PD perfshiu pervec dyshes Rama Meta edhe deputetin e zones Tavo.

Filozofia tjetër është e tyre, tjetër mendësi kanë ata, kap cfarë të kapësh, e imja e imja, e jotja e imja të kapim cfarë të mundim. Filozofia e babzisë, mendësi e babzisë, gjithë pushtetin për vetë, gjithë fondin për vetë, te gjithe parate per vete, gjithe hashashin për vete”- tha Basha.

Kryeterai i PD Basha vleresoi cilesite e kandidatit te djathte duke vecuar ate te bashkepunimit te tij me qytetaret.

“Kanidatët tanë, Igli Kokalari, Altin Como, Arqile Decka kanë një pakt. Pakti i parë,  njerëz të pastër dhe pa rekorde kriminale. Pakti i dytë është zotimi i dytë për të qënë 24 orë në shërbimin tuaj. Edhe kandidatët e kundërshtatrit e kanë një pakt. Pakti i tyre është t’i japin sa më shumë kontroll dhe pushtet në këtë rast dyshes Tavo-Meta. Kjo është oferta e tyre, ofertë që për faqen e tyre të zezë e ka pranuar edhe Edi Rama”- tha Basha.

Shefi i selise blu nga tribuna e mitingut elektoral u kërkoi të  gjithë gjirokastriteve qe pavaresisht nga bindjet te majta apo te djathta te votojne kandidatin e formacionit opozitar qe drejtohet nga PD pasi ai ofron ate qe duan shqiptaret rritje te punesimit dhe ulje te taksave.

1904277_1449902941993741_1625062191327867758_n11061240_1643788832524775_2954662412848941609_n