Basha të dielën në Libohovë. Prezanton Altin Çomon

Lulzim-Basha-kopshti-21-Nepunesi-Civil-Kombinat-12-tetor-2013Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka ndërmarrë një tur takimesh nëpër Shqipëri, ku prezanton kandidatët për kryetar bashkie të së djathtës.

Të dielën në orën 18:00, Basha do të jetë në Libohovë, ku do të prezantojë kandidatin Altin Como, i cili garon për një mandat të tretë.

Më herët gjatë të dielës paradite, lideri i opozitës do të jetë në Gjirokastër për të prezantuar Igli Kokalarin.