Basha të premten në Gjirokastër

gjirokaster-640x340Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vjen këtë të premte në Gjirokastër për takime me qytetarët dhe strukturat lokale të partisë.

Vizita e Bashës është në kuadër të turit që ai ka ndërmarrë në të gjithë vendin, për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për të prezantuar alternativën qeverisësë të opozitës.

Gjirokastra është një prej 35 degëve të PD-së ku është parashikuar të ketë zgjedhje brenda strukturave drejtuese.

Ditë më parë Basha caktoi sërish Tritan Shehun si të deleguar të partisë në Gjirokastër për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.