“Bashki të Forta”, plotësoni sondazhin për caktimin e prioriteteve të komunitetit në Libohovë

Këshilli Bashkiak i Libohovës me ndihmën e projektit “Bashki të Forta” ka hartuar dhe publikuar një sondazh online, i cili jep informacione për mënyrën si janë shpenzuar fondet publike në bashki gjatë vitit 2020 duke dhene mundesi tërheqjen e mendimit të qytetarëve, të biznesit, shoqërisë civile dhe medias lidhur me prioritetet për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.

“Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit dhe do ta ndihmoje ate, për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2022 – 2024, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga ju. Këshilli i Bashkisë fton të gjithë komunitetin të marrë pjesë në plotësimin e sondazhit!”, thuet në njoftim. Për të plotësuar sondazhin klikoni në këtë LINK