Bashkia Dropull, 86 milionë lekë shpenzime për muajin nëntor

JORGUCATPër muajin nëntor 2015, Bashkia Dropull ka shpenzuar në total 85.6 milionë lekë të vjetra. Referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, Bashkia  ka kryer gjatë këtij muaj 23 transaksione.

Pagesa me vlerë më të lartë, prej 19 milionë lekë të vjetra i është bërë kompanisë “Nika”, për ndërtimin e rrugës së fshatit Kërrë.

Njësoj si edhe në rastin e Bashkisë Libohovë, një pagesë prej 500 mijë lekësh të vjetra i është bërë Ndërmarrjes së Ujësjellësit Gjirokastër për furnizim me ujë. 

685 mijë lekë të vjetra janë shpenzuar për “udhëtime të brendshme”, ndërsa rreth 1.3 milion lekë për “blerje kompjuteri dhe monitori”

Klikoni më poshtë mbi foto për të parë zë më zë të gjitha shpenzimet dhe subjektet që kanë përfituar paratë./Libohova Online/

Dr 1Dr 2Dr 3