Bashkia Dropull çel sezonin turistik
Për herë të parë Bashkia Dropull ka çelur këtë vit zyrtarisht sezonin turistik. Me këtë rast u organizuan disa aktivitete, ku morën pjesë edhe përfaqësues të agjensive turistike greke, kryesisht nga Janina.
Bashkia vlerëson se me resurset që ka mund të zhvillojë turizmin kulturor, gastronomik dhe natyror.
Spiro Kallo, specialist i Turizmit në Bashki, ka thënë për mediat se është kërkuar bashkëpunim nga Ministria e Kulturës për të vënë në shërbim të turizmit disa monumente kulturore. Sipas tij ministrja Mirela Kumbaro është angazhuar për restaurimin e Kishës së Peshkëpisë dhe rikonstruksionin e rrugës që të çon në Adrianopol.
Vec meshës së mbajtur me rastin e celjes së sezonit turistik është organizuar gjithashtu edhe një panair kulinarie me gatime tradicionale.
/Libohova Online/