Bashkia Dropull, miratohet buxheti i vitit 2016

Keshilli Bashkiak DropullNë mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Dropullit është miratuar buxheti i vitit 2016 për këtë bashki.

Miratimi është bërë me votat e të gjithë këshilltarëve.

Grandi i akorduar nga qeveria ka qenë rreth 54 milionë lekë të reja, ndërsa të ardhurat që parashikon të mbledhë vetë bashkia shkojnë në rreth 100 milionë lekë.

Me këtë buxhet bashkia parashikon të financojë disa projekte në 41 fshatrat që përbëjnë këtë njësi vendore.

Gjatë vitit të kaluar në Dropull u kryen investime në rrugët e disa fshatrave. |Libohova Online|

Goranxi, Dropull
Rruga e rikonstruktuar e fshatit Goranxi.