Bashkia Gjirokastër, mbi 400 milionë lekë shpenzime gjatë korrikut, 3 milionë lekë për një program kompjuterik

Rreth 402 milionë lekë të vjetra ka shpenzuar Bashkia Gjirokastër vetëm gjatë muajit korrik 2017.

Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, në total gjatë këtij muaji janë kryer 36 transaksione të ndryshme.

Ndër shpenzimet e tjera, bië në sy blerja e një programi kompjuterik me vlerë rreth 3 milionë lekë të vjetra. Është fjala për programin e kontabilitetit ‘Alpha’.

Ndërkohë 2.7 milionë lekë të vjetra janë shpenzuar për hartimin e projektit të Urës së Picarit.

Në linkun më më poshtë mund të shihni zë më zë të gjitha shpenzimet e muajit korrik.

http://spending.data.al/sq/treasury/list/faqe/2/year/2015/dege_id/9/inst_code/2115001/from_date_ekz/2017-07-01/to_date_ekz/2017-07-31 

/ArgjiroLajm.net/