Bashkia Gjirokastër shet Luftëtarin te Tavo për 3 milionë lekë

Caco1Klubi i futbollit të Luftëtarit është shitur për 3 milionë lekë të reja nga Bashkia e Gjirokastrës.

Miratimi i kalimit në shoqëri aksionere është bërë vetëm me votat e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë që këshilltarët e djathtë kanë kundërshtuar për mungesën e transparencës dhe për vlerën e ulët me të cilën do të blihen 75% e aksioneve të klubit, vetëm 30 milionë lekë të vjetra.

Këto aksione do të blihen nga Grigor Tavo, vëllai i deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.

Tavo është aktualisht edhe një prej donatorëve të klubit gjirokastrit. 25% e aksioneve të klubit do t’i mbeten në pronësi Bashkisë Gjirokastër.