Bashkia Libohovë, 41 milionë lekë shpenzime për shtatorin. Pagesë edhe për ish-kryebashkiakun

Bashkia LibohovePër muajin shtator 2015, Bashkia Libohovë ka shpenzuar në total rreth 41 milionë lekë të vjetra.

Referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, Bashkia  ka kryer gjatë këtij muaj 18 transaksione. Shumica e shpenzimeve janë  për paga, shtesa në paga, ndihmë ekonomike, pagesë paaftësie, pagesë për anëtarët e Këshillit Bashkiak, si dhe shpenzime për kancelari.

Gjatë këtij muaji është ekzekutuar edhe një pagesë prej 950 mijë lekësh të vjetra për ish-kryetarin e Bashkisë, Altin Como.

Klikoni më poshtë mbi foto për të parë zë më zë të gjitha shpenzimet./Libohova Online

Shtatori 01Shtatori 02