Bashkia Libohovë, 48 milionë lekë shpenzime për muajin nëntor

BashkiaPër muajin nëntor 2015, Bashkia Libohovë ka shpenzuar në total rreth 48 milionë lekë të vjetra. Referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, Bashkia  ka kryer gjatë këtij muaj 31 transaksione.

Mes shpenzimeve, ka edhe fatura që nga përshkrimi dhe datat lënë të kuptosh se janë të pashlyera nga ish-Komuna Zagorie, e cila me ndarjen e re u përfshi në Bashkinë Libohovë. Të tilla janë tre fatura për “karburant dhe vaj” në vlerën e rreth 7 milionë lekëve të vjetra, që ish-Komuna Zagorie ia kishte borxh kompanisë “BD Mino”.

Ekzekutimi nga Zyra e Përmbarimit Gjirokastër i një vendimi të Gjykatës së Apelit, i ka kushtuar Bashkisë Libohovë 500 mijë lekë të vjetra. Gjatë muajit nëntor janë kryer gjithashtu pagesa për kryepleqtë e fshatrave, administratorët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Një tjetër pagesë në vlerën 570 mijë lekë të vjetra është kryer ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit Gjirokastër. Te përshkrimi i faturës thuhet se këto janë “shpenzime uji korrik-tetor”.  Klikoni më poshtë mbi foto për të parë zë më zë të gjitha shpenzimet./Libohova Online/

01 nentor02 nentor03 nentor