Bashkia Libohovë 50 milionë lekë shpenzime gjatë marsit. 2 milionë për gjyqin e humbur me…

Bashkia Libohovë, ka shpenzuar rreth 50 milionë lekë të vjetra gjatë muajit mars 2017.

Duke iu referuar të dhënave të Thesarit të Shtetit, në total janë 24 transaksione të ndryshme që janë kryer gjatë këtij muaji. Shumica janë shpenzime operative për funksionimin e institucionit, shpenzime pagash, pagesë paaftësie etj.

Mes shpenzimeve është edhe një pagesë prej 2 milionë lekë të vjetra që Bashkia i ka bërë shtetasit Fatmir Roshi, si ekzekutim i një vendimi të Gjykatës së Lartë në dhjetor të vitit 2009, për një çështje pronësore që ky shtetas ka fituar ndaj Bashkisë Libohovë.

Për të parë zë më zë të gjitha këto shpenzime të autorizuara prej Bashkisë Gjirokastër dhe cilët janë përfituesit, klikoni në linkun më poshtë, si dhe mund t’i shikoni në fotot bashkëngjitur këtij lajmi.

/Libohova Online/

http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/dege_id/9/inst_code/2116001/from_date_ekz/2017-03-01/to_date_ekz/2017-03-31