Bashkia Libohovë, 6 milionë lekë investim në kanalet ujitëse

kanalet suuheNjë investim me vlerë 6 milionë lekë ka nisur në kanalet ujitëse të fushave pranë fshatit Suhë. Sipas Bashkisë Libohovë punimet janë parashikuar të zgjasin 60 ditë.

“Ky investim është shumë i rëndësishëm për gjithë fermerët që kanë tokat në këtë zonë, pasi lehtëson ujitjen e kulturave të tyre bujqësore. Bashkia Libohovë ka në vëmendje të veçantë investimet që ndikojnë direkt në zhvillimin e bujqësisë, prandaj sigurojmë fermerët se investime të tjera do të kryehen edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Muaj më parë në këtë zonë përfundoi edhe një investim me fonde të USAID për sistemimin e argjinaturave të lumit.