Bashkia Libohovë, 61 milionë lekë të vjetra shpenzime për muajin prill
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2015/10/Bashkia.jpg)
Për muajin prill 2016, Bashkia Libohovë ka shpenzuar në total rreth 61.5 milionë lekë të vjetra. Referuar të dhënave nga Thesari i Shtetit, gjatë këtij muaji janë kryer në total 35 transaksione të ndryshme.
Mes shpenzimeve, me vlerë më të lartë është pagesa prej 7 milionë lekësh të vjetra ndaj firmës “Bilibashi” për “garanci të vitit në vazhdim për sipërmarrje punimesh”, për ndërtimin e një muri mbajtës në lagjen “Marinë”. Po kësaj firme i janë paguar edhe rreth 1.6 milion lekë të vjetra si “garanci të vitit të mëparshëm për sipërmarrje punimesh”, për “aktdorëzimin përfundimtar të punimeve në sistemim rrugësh e sheshi në Zagorie”.
9.6 milionë lëkë të vjetra janë shpenzuar si pagesë invaliditeti, paaftësie dhe ndihme ekonomike.
4.2 milionë lekë janë shpenzuar për transportin e mësuesve në Libohovë për periudhën janar-mars.
Klikoni më poshtë mbi foto për të parë zë më zë të gjitha shpenzimet.
|Libohova Online|