Bashkia Libohovë jep tituj nderi për Irma dhe Eranda Libohovën, si dhe dy personalitete të tjera

Një ditë më parë Këshilli Bashkiak Libohovë miratoi dhënien e titujve për katër personalitete.

Sipas njoftimit të publikuar nga Bashkia Libohovë, është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” Irma dhe Eranda Libohova, si dhe Agron Çobani. Ndërsa titull mirënjohjeje si ‘Aktivist i shquar në fushën e arsimit” është dhënë për mësuesin nga Labova e Kryqit, Stefan Miha.

Mësohet se titulli për Çobanin dhe Mihan do të dorëzohet nesër gjatë festës së përvitshme ‘Tradita Libohovite’, ndërsa për motrat Libohova ceremonia e dorëzimit të titujve do të jepet në një moment të dytë për shkak të angazhimeve të tyre, që e pamundësonin ardhjen nesër në Libohovë.

Më poshtë motivacioni për secilin prej tyre.

Motivacioni për Znj. Irma dhe Eranda Libohova

“Këngëtare e famshme me origjinë nga Libohova, artiste e talentuar dhe e papërsëritshme. Origjinale dhe ledhatuese e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e saj muzikore është renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare”

Motivacioni për Z. Agron Çobani.

“Për  veprimtari  dhe  kontribut  të  shquar ,  si  themelues  dhe  drejtues  i  Radio  Televizionit  Shqiptar  për  dekada  të  tëra.  Personalitet  shumë  dimensional. Reformator  dhe  kontribues  ekselent  në  përsosjen  cilësore  të  publicistikës  Radiotelevizive  Kombëtare ”.

Motivacioni për Z. Stefan Miha

“Organizator dhe drejtues i aftë, aktivist i shquar dhe i përkushtuar në dukimin dhe arsimimin e brezit të ri ”.