Bashkia Libohovë rikonstrukton rrugët e brendshme (FOTO)

Disa rrugë të brendshme të Libohovës po rikonstruktohen. Kryebashkiakja Luiza Mandi thotë se në këto rrugë nuk ishte vënë dorë kurrë më parë.

“Rrugë të brendshme të Libohovës që kurrë më parë s’kanë njohur investim, do të kenë shumë shpejt një pamje tjetër. Aktualisht po punojmë pranë lagjes “Hoxhallarë”. Do të shtrojmë gjithashtu edhe rrugë në lagje e fshatra të tjerë. Këto vërtet janë investime le të themi të vogla, por shumë funksionale dhe të rëndësishme për banorët që kalojnë këtu përditë”, shkruan Mandi.

Ndërkohë punime janë duke u kryer edhe në rrugë të brendshme të fshatit Suhë.