Batuta e Ramës për demokratët në Cepo: Flamur Golemit i besoni sytë dhe jo më votën që nuk diskutohet

Gjatë takimit të sotëm me fermerë të zonës së Cepos në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me të pranishmit.

Duke i bërë thirrje banorëve të votojnë për Partinë Socialiste, ai përmendi kandidatin e PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi të cilit për aq kohë sa i keni besuar sytë tha Rama, duhet t’i besoni edhe votën.

“Po mirë, ti je i djathtë. Pse ia le sytë në dorë Flamur Golemit? Ai është socialist. Po jo mo, se ty të duhet doktori i duhur, të duhet shërbimi i mirë nuk të duhet tifozllëku. Po e njëjta gjë për shërbimet. Kur ti për jetën tënde zgjedh shërbimin më të mirë, si ka mundësi që me votën tënde që të është dhënë të zgjedhësh pikërisht shërbëtorët më të mirë, të vesh mbas berihait e të bërtasësh partia partia. Po ç’a është partia, skuadër futbolli?! Ç’a është qeveria fushë futbolli që të futet Luli me ata të tjerët të laujë?!”, u ka thënë Rama të pranishmëve duke i ftuar të votojnë për Partinë Socialiste.

/ArgjiroLajm.net/