Bëhuni gati! Po vjen stuhia afrikane

 Bëhuni gati! Po vjen stuhia afrikane

tmp_19979-storm-905x395793456965Mëngjesi i kësaj të hëne ishte i ngrohtë ndryshe ngase ndodh zakonisht gjatë kësaj periudhe që mund të cilësohet dimërore.

Të paktën edhe për këtë javë, moti do të jetë i tillë dhe sipas Meteoalb, temperaturat do të jenë të larta. Shkak i këtyre temperaturave është moti i nxehtë afrikan.

Në shumë vende atje po vuajnë nga thatësira të thella. Stuhia afrikane do të sjellë mot të ngrohtë, zagushi si dhe rërë.

“Janë futur masa ajrore të nxehta nga brigjet afrikane të cilat kanë sjellë sot një rritje të temperaturave që në orët e para të mëngjesit.

Nga brigjet e kontinentit afrikan ka fryrë një sasi rëre që era e ka shtyrë më tej dhe ka përfshirë edhe territorin tonë” , thotë Meteoalb

Libohova Online