Bektash Mema apo Kostaq Hila, zgjidhet sot rektori i Universitetit “Eqerem Çabej”

 Bektash Mema apo Kostaq Hila, zgjidhet sot rektori i Universitetit “Eqerem Çabej”

trhyfuiop;lkSot mbahen zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve publike në të gjithë vendin. Në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, për postin e rektorit garojnë dy emra; Bektash Mema dhe Kostaq Hila. Deri më tani postin e rektorit e ka mbajtur Gëzim Sala.

Në zgjedhjet për autoritetet drejtuese të universiteteve marrin pjesë pedagogët e brendshëm dhe studentët e ciklit të parë e të dytë të studimeve, ku pesha e këtyre të fundit është vetëm 10%. Kandidati që fiton numrin më të madh të votave shpallet i zgjedhur për postin drejtues. Në rast se është vetëm një kandidat, automatikisht shpallet fitues, me kushtin që të sigurojë jo më pak se 50% të votave.

Nëse nuk sigurohet kjo edhe në një raund të dytë votimesh, shpallen zgjedhje të reja. Në rast se nuk regjistrohet apo nuk fiton asnjë kandidat, duhet pritur jo më pak se 6 muaj për të zhvilluar zgjedhjet e reja.

Libohova Online