Bëni gati çadrën! Vjeshta troket që këtë fundjavë me reshje shiu

Vjeshta po troket në vendin tonë, pasi sinoptikanët parashikojnë që kjo fundjave të sjellë reshje shiu.

Sipas “Meteoalb” paraditja e të shtunës do dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit por pasditja sjell vranësira kalimtare në zonat Veriore – Qendrore.

Orët e natës sjellin një sistem me vranësira e shira fillimisht në veriperëndim e gradualisht në gjithë vendin.

Ditën e dielë  Veriu dhe Qendra do  dominohen nga vranësira e shira deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht drejt Jugut.

Pasditja fuqizon vranësirat e shirat në Qendër të vendit por shira më të pakët do të ketë në zonat Veriore – Jugore. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike por vranësirat mbeten prezente.