‘Benzi’ del nga rruga pranë ‘Kordhocës’, plagoset 68-vjeçari nga Lazarati

Një 68-vjeçar nga Lazarati është plagosur lehtë pas një aksidenti pranë Kordhocës.

Sipas Policisë Gjirokastër, ngjarja ndodhi një ditë më parë.

Makina që S.B drejtonte, ka dalë nga rruga. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.

Më datë 03.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin S.B, vjeç 68, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në Kordhocë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, si pasojë është dëmtuar S.B, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1  i Kodit Penal.