“Beteja” me koshat e plehrave, FRPD shkruan emrat e deputetëve, FRESSH i lyen me bojë (FOTO)

14370029_559047307620893_1020923854354191573_nNdërsa një ditë më parë ishin të rinjtë e PD-së që shkruan nëpër kosha emrat e deputetëve në shenjë proteste ndaj miratimit të ligjit, sot të rinjtë e PS-së lyen koshat me bojë duke hequr emrat e ligjvënësve.

Në fakt do të duhej që kjo punë të bëhej nga Bashkia Gjirokastër, por nuk ka ndodhur kështu. Të rinjtë e FRESSH lyen koshat me ngjyra të ndryshme, si dhe vendosën mbishkrime të tilla si: “Për një qytet të pastër”, “Mbeturinat hidhen këtu”, “Riciklo”, “Jeto pastër, jeto shëndetshëm” etj.

Aksioni për të shkruar nëpër kosha emrat e deputetëve që do të votonin pro ligjit të importit të plehrave, u propozua në Kuvend nga deputeti socialist, Ben Blushi. Përveçse në kryeqytet, kjo formë protestë u përhap edhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë të shtunën më 1 tetor është paralajmëruar një protestë tjetër masive në Tiranë, për të kundërshtuar ligjin e sapomiratuar nga Kuvendi.

|Libohova Online|

14370029_559047307620893_1020923854354191573_n14433173_559046870954270_171711414338706856_n14440629_559047250954232_389860287553088922_n14446041_559047170954240_2882764925110455708_n14449736_559047477620876_7449169112260387143_n14462774_559046900954267_5860946958359534478_n14469652_559047410954216_8845770115482479460_n14470488_559047144287576_7684213348890861502_n14484602_559047347620889_2313902540517137360_n14484907_559047380954219_7452993676004279174_n14494633_559047447620879_51911460984047528_n-1