“Bie” Gjirokastra, aeroporti i ri do të ndërtohet në Sarandë
Ndërsa fillimisht u fol për qytetin e Gjirokastrës, në listën kandidatëve për ndërtimin e aeroportit të jugut janë shtuar tashmë përveç qytetit të Sarandës, edhe ato të Korçës, Vlorës dhe Fierit. Këto qytete përcaktohen si kandidatë për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të sapomiratuar nga këshilli i Ministrave.
Vendndodhja e aeroportit të jugut ngre prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë, kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë koncesionare të Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aereoporti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash.
Por duke parë se qytetet e Vlorës dhe Fierit ndodhen shumë pranë aeroportit të Rinasit, kjo bën që Saranda të mbetet si kandidate potenciale për tu ndërtuar aeroporti.