Bimët mjekësore- Shqipëria lider në Europë

Shqipëria vazhdon të mbetet një nga aktorët kryesor në tregjet ndërkombëtare në sektorin e bimëve medicinale. Tradicionalisht Shqipëria eksporton bimë mjekësore të egra, të papërpunuara, të cilat eksportohen për t’u trajtuar dhe paketuar jashtë vendit. Këto bimë përdoren në industrinë ushqimore për çajra bimorë, në formën e erzave për gatim, si ekstrakte për vajra esenciale, apo në industrinë e pijeve, produkteve të shëndetësisë, kozmetikës si dhe parfumeve. Ato përfaqësohen nga rreth 310 specie bimore të cilat u përkasin rreth 62 familjeve.

Kushtet e favorshme gjeo-klimatike të Shqipërisë, ofrojnë biodiversitet të madh të bimëve medicinale dhe erëzave.

Një nga kompanitë me peshë të konsiderueshme në eksportin e bimeve medicinale është Natural ATC.

Natural ATC shpk është një nga kompanitë më të suksesshme dhe të specializuara në grumbullimin, përpunimin dhe import-eksportin e bimëve aromatike mjekësore, erëzave dhe derivatet e tyre. Natyral ATC përpununon mbi 100 lloje të bimëve aromatike mjekësore dhe erëzave, veçanërisht të specializuara si: Rozmarinë, Rigon, Trumzë, Majdanoz, Nenexhik, Piper të bardhë,Arrë moskati,kanellë,Borzilok,Dafinë,çajara të ndryshëm natyral, esenca,herbe etj duke ofruar bimë të paketuara në cilësi të lartë. Kompania eksporton në SHBA, Itali, Gjermani, Bullgari etj në sasi rreth 500 ton në vit.

Disa të dhëna mbi sektorin :

40 – 45 % e eksporteve Agro Bujqësore mbulohen nga Industria e Bimëve Medicinale
Rreth 60 – 70% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës ‘Made in Albania’.
Vitet e fundit jane berë investime të shumta në këtë industri si ne ato etero- vajore.
Rreth 15% e sherebelës shqiptare rieksportohet nga Gjermania dhe Turqia në tregje të tjera
Të ardhurat e këtij sektori nga eksportet arrijnë 25-28 milion euro ose 27 milion dollarë.

/SME Albania