Bllokohet gjyqi i ish-ministrit Spiro Ksera

spiro-ksera-1-1024x747Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish, ministrit Spiro Ksera dhe 6 vartësve të tij.

Shkak këtë herë u bë ndryshimi i kërkesës nga avokati i Alban Karabashit, i cili kërkon gjykim normal ndaj klientit të tij, kur më herët trupi gjykues kishte pranuar gjykimin e shkurtuar për të. Prokurori Ndini Tavani, e cilësoi këtë kërkesë të avokatit një tendencë për të zvarritur procesin.

Për këtë shkak, gjykata kërkoi më shumë kohë për tu shprehur, lidhur me kërkesën e mbrojtjes, duke caktuar datë 18 korrik për të vecuar dosjen të pandehurit Karabashi nga 5 të akuzuarit e tjerë.
Ish-Ministri Ksera dhe vartësit e tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.