Borë e shkrirë në tenxhere, shihni çfarë bëjnë në Libohovë për të siguruar ujë (FOTO)
January 11, 2017
Për shkak të motit të keq me ngrica në ditët e fundit, në Libohovë ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Situata paraqitet më problematike në lagjet e sipërme, ku rrjeti i ujësjellësit ka ngrirë dhe qytetarët nuk marrin dot ujë. E në kushte të tilla, duhet gjetur patjetër një zgjidhje.
Një qytetar ka dërguar te Libohova Online fotot që shihni më poshtë. Shkrihet dëbora në tenxhere për të përftuar ujë. Ndonëse nuk mund të përdoret për të pirë, të paktën ky ujë mund të përdoret për të larë.
Ndërkohë të gjithë mbetemi shpresëplotë se moti do të përmirësohet dhe situata do të normalizohet.