Brenda bordellos më të famshme në SHBA [FOTO]

Pronari i Moonlite BunnyRanch, bordellos më të njohur në Nevada dhe SHBA, thotë se një puthje nga Marilyn Monroe e nxiti të futet në këtë biznes të ligjshëm. Dennis Hof në librin e tij të kujtimeve thotë se ka arritur t’ia heqë konotacionin negativ fjalës “tutor”.

68- vjeçari thotë se në bordellon e tij, prostitutat mund të vendosin vetë çmimet e tyre, por sërish të ardhurat ndahen me shtëpinë.

Duke folur për ereksionin e tij të parë, ai thtoë se ishte një bionde seksi, që e puthi kur ishte vetëm 8 vjeç. Ajo ishte Marilyn Monroe. Prej atëherë ai fantazonte vetëm për bionde të bollshme.

Fillimisht nuk e nisi me bordellot, pasi kishte në pronësi pesë pika karburantesh. Por duke bërë gjithmonë e më shumë seks me prostituta, nisi ta mendonte.

“Më pëlqente të q… dhe nuk ngopesha. E kisha kuptuar se kisha rënë në dashuri me prostitutat,” thotë ai.

Gjatë jetës së tij thotë se nuk ka pasur kurrë një lidhje monogame. Në vitin 1990 bleu për 1 milionë dollarë vendin ku ngriti të famshmen Moonlite BunnyRanch.

2675317B00000578-2985914-image-a-81_1425879900097267535DE00000578-2985914-image-a-82_1425879906383bordelloja2675319600000578-2985914-image-a-84_1425879917673267531EA00000578-2985914-image-a-83_1425879914043