Brenda kantierit të restaurimit të Kishës në Labovë (FOTO)
February 18, 2017
Në Labovën e Kryqit po vijojnë punimet për restaurimin e Kishën së Shën Marias, një investim i Ministrisë së Kulturës, projekt që po zbatohet paralelisht me rikonstruksionin e rrugës së fshatit.
Së fundi në kantierin e ngritur për restaurimin e Kishës kanë qenë të pranishëm specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, të cilët kanë monitoruar ecurinë e punimeve.
Restaurimi i plotë i kësaj Kishe pritet të përfundojë brenda pak muajsh./Libohova Online