Brenda këtij viti nisin punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë do të nisin brenda këtij viti. Kështu është shprehur ministri i Ifrastrukturës, Damian Gjiknuri gjatë raportimit parapara grupit parlamentar të PS-së, teksa është pyetur për këtë çështje nga deputeti i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

“Do të shpallim shumë shpejt garën për ndërtimin e aksit Kardhiq-Delvinë, rrugë e financuar me buxhetin e shtetit. Me këtë projekt Saranda afrohet me pjesën tjetër të vendit. Kjo është një rrugë strategjike nga pikëpamja e zhvillimit të vendit. Projekti është gati, duke përfshirë edhe ndërtimin e një tuneli. Brenda këtij viti do të nisim punimet në kantier”, është shprehur Gjiknuri.

Veç kësaj rruge, Gjiknuri tha se do të ndërtohet edhe Bypassi i Tepelenës, si dhe disa rrugë të tjera rurale.