Breshëri kallashi nga ekstremisti grek në Dropull, shihni plumbat në makinat e Policisë Gjirokastër (FOTO)

Pas thirrjeve për tu dorëzuar, 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas, ka qëlluar sërish në breshëri ndaj policisë, gjë që ka bërë që edhe policia të kundërpërgjigjet. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe 35-vjeçarit, ka humbur jetën ky i fundit. Më herët gjatë paradites ai hap zjarr ndaj patrullës ‘Shqiponja’ të policisë së Gjirokastrës. Fotot që shihni më poshtë e dëshmojnë këtë gjë. Ndërkohë policia kërkoi ndihmën e forcave speciale RENEA, të cilat rrethuan fshatin Bularat. Pas thirrjeve për t’u dorëzuar, 35-vjeçari ekstremis grek nuk dëgjonte, por vazhdoi të qëllonte policinë duke rrezikuar jetën e tyre. Më pas nga shkëmbimi i zjarrit ai mbeti i vrarë, duke marrë një plumb në kokë dhe një në gjoks.