Britanikët japin alarmin: Po vjen fluksi i refugjatëve në Shqipëri. Kamp pritje në Gjirokastër?

klandestinet-ne-Gjirokaster-3Pas mbyllje së kufirit nga Maqedonia dhe mbyllje së rrugëve të tjera për të mbërritur në Gjermani, refugjatët sirianë dhe ata nga Afrika Veriore do të zgjedhin Shqipërinë si vendin për të arritur Europën.

Kështu shkruan gjatë ditës së sotme media britanike, duke cituar edhe burime zyrtare nga qeveria shqiptare.

“Ne do të kthejmë tre ish-qendra ushtarake në vende pritjeje për emigrantët” është shprehur për median britanike Shemsi Prençi, drejtor i emergjencave civile pranë Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, “nëse nuk do të jetë e pamundur të ndalim fluksin, do t’i akomodojmë emigrantët në disa hotele shtetërore që janë përdorur për pushimet e ushtarakë në bregdetin shqiptar.”

Ndërkaq Italia prej kohësh ka dhënë alarmin se, me ardhjen e refugjatëve në Shqipëri, do të nisë sërish trafiku i njerëzve me skafe drejt brigjeve italiane. Për këtë thuhet se janë blerë dhe anije të mëdha nga grupe mafioze. 

Gjirokastra është një prej qyteteve ku parashikohet të ngrihet kamp për refugjatët. Kampi me një kapacitet deri në 10 mijë persona do të vendoset në zonën rreth repartit ushtarak të Gërhotit dhe në fushën e aeroportit të vjetër të Gjirokastrës.