Britanikët nuk duan që Shqipëria të eleminohet, arsyeja janë këto… FOTO

NINTCHDBPICT000244912147Shqipëria nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e para të Euro 2016, por ende shpresojnë se mund të kualifikojnë si e treta më e mirë nëse mposhtin në ndeshjen e fundit Rumaninë.
 
Por, nuk janë vetëm tifozët shqiptarë që duan një gjë të tillë. Nga Britania mbërrijnë ‘lutjet’ e para që Shqipëria të mos eliminohet dhe për këtë “The Sun” ka një arsye të fortë.
 
“Shqipëria është në prag të eliminimit nga Euro 2016, por ne duam që ata të qëndrojnë”, nis artikullin e vet tabloidi i famshëm britanik.
 
Kuptohet ky artikull iu kushtua spektaklit të dhënë në shkallët e stadiumeve dhe jashtë tyre nga ana e tifozëve dhe tifozëve kuqezinj.
 
Tifozët kuqezinj kanë qenë shembull në Euro 2016 deri më tani, derisa bukuroshet nuk kanë munguar, sidomos në ndeshjen ndaj Francës, ku tifozët shqiptare tërhoqën vëmendjen e gjitha mediave botërore.
 
Madje francezët, duke iu referuar këtyre bukurosheve shkruanin: “Shqiptarë ejani sa herë që dëshironi”.