Bulo, pastrohet nga mbetjet urbane kanali i fshatit dhe rikonstruktohet depo e ujit

Kanali që ndodhet në mes të fshatit Bulo është pastruar këto ditë nga Bashkia Libohovë. Mbetje të ndryshme urbane të hedhura nga vetë banorët, kishin zënë vend aty prej kohësh dhe ishin kthyer në një shqetësim të madh. Po kështu Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Libohovë ka nisur konostruksionin e depos së ujit të këtij fshati, e cila ishte e dëmtuar prej vitesh.