“Burrneshat”, filmi shqiptar që konkurron për “Ariun e Artë” në Berlin

sworn-virginNjë film shqiptar në garë për të fituar “Ariun e Artë” në festivalin ndërkombëtar të filmit që do të mbahet në Berlin, prej datës 5-15 shkurt. “Burrneshat” , është filmi i mbështetur në romanin e autores shqiptare Elvira Dones me titull “Hana”, me regji dhe skenar të italianes Laura Bispuri dhe Francesca Manieri. Ky produksion është një film me metrazh të gjatë dhe i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Ai flet për historinë e një vajze të vogël Hana Doda, e cila duke jetuar në malet e Shqipërisë është e detyruar të zbatojë Kanunin por heq dorë prej tij për të ndërtuar jeten dhe gjetur shpirtin binjak. Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrëacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tre herё si aktorja mё e mirё. Në role të tjera janë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.