Çadra edhe shteti- Nga Edmond Çano

 

 

 

 

Çadra edhe shteti
Në lojë e në garë
Bir-Selman i nënës
Kë të qaj më parë

Seç u dukën sot
Si kurrë më parë
Bir-Selman i nënës
Kë të qaj më parë

Grinden fukarenjtë
Çirren gazetarë
Bir-Selman i nënës
Kë të qaj më parë

Neve si zagarë
Ata po zagarë
Bir-Selman i nënës
Kë të qaj më parë

Nuk është për të qeshur
Nuk është për të sharë
Bir-Selman i nënës
Kë të qaj më parë

Kam vështrim të ftohtë
Dua dhe s’vdes dot
Idiotë ne të tërë
Dhe ajri idiot.