Çakëll elektoral në Valare, Zamira Rami i vjen në ndihmë LSI-së (FOTO)

Prej 10 ditësh një rrugë në fshatin Valare qëndron e bllokuar.

Bashkia Gjirokastër ka hedhur disa makina me çakëll për të sistemuar segmentin prej 1 km, që njihet nga banorët si rruga e stallave të lopëve.

Por punimet nuk vazhdojnë, pasi pirgjet me çakëll nuk janë përhapur.

E gjitha ngjan me një përpjekje për të kryer punë në prag të zgjedhjeve, me shpresën se do të mund t’u hedhësh hi syve njerëzve sa për t’i marrë votën.

Më poshtë fotot që një prej banorëve të Valaresë ka dërguar tek ArgjiroLajm.net

/ArgjiroLajm.net/