Çanta me drogë në Kakavijë, policia arreston 28-vjeçarin

222587_mNjë 28-vjeçar nga Vlora është personi që posedonte çantën me 1.7 kilogramë lëndë narkotike Canabbis Sattiva, e cila u kap në pikën kufitare të Kakavijës në autobuzin e linjës Tiranë-Selanik.

Sipas policisë, bëhet fjalë për Andrea Cenajn, nga Vlora. Policia sqaron se 28-vjeccari e kishte dorëzuar valixhen në një agjenci në Vlorë .

Më pas kjo valixhe u dërgua me furgon për në Levan dhe nga aty e kanë dërguar me autobuzin e linjës Tiranë–Selanik për në Greqi.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e 28-vjeccarit u gjetën 19 gr lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.