Çështja e toponimeve me Greqinë, ja si do veprojnë emigrantët

GREECE-ALBANIA-CULTURE-ARCHAEOLOGYMarrëveshja e arritur në fillim të kësaj vere mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e toponimeve, tashmë po fillon të konkretizohet për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit. Dje qeveria ka miratuar një vendim, në të cilin parashikohet që gjendjet civile të lëshojnë çertifikata që shërbejnë jashtë vendit. Në këto çertifikata toponimet do të shënohen në gjuhën ndërkombëtare të regjistruar dhe njohur nga OKB.

Kjo do të thotë se të gjithë ata shqiptarë që kanë lindur jashtë vendit do të pajisen me pasaporta të reja, si dhe kanë të drejtë të pajisen me leje qëndrimi. Këtej e tutje, në pasaportat e tyre vendlindja do të jetë e shënuar në gjuhën e njohur dhe regjistruar në OKB. Problemi i toponimve ka disa kohë që është krijuar dhe më i mprehtë ka qenë me shtetin grek, i cili jo në pak raste i kthente në kufi emigrantët që në pasaportat e tyre e kishin të shënuar vendlindjen në gjuhën shqiptare.