Çfarë ndodh me çiftet përpara festave të fundvitit

ccedil-far-euml-ndodh-me-ccedil-iftet-p-euml-rpara-festave-t-euml-fundvitit_hdPërgjithësisht pushimet duhet të sjellin një ndjenjë paqeje, mirëpo duket se në këtë sezon ka mundësi më të mëdha që çiftet të ndahen

Një studim i fundit tregon se fundviti, është momenti kur ka më shumë ndarje se në periudhat e tjera.

Më poshtë janë arsyet përse kjo gjë ndodh dhe si mund të shmanget në mënyrë që pushimet tuaja mos t’ju shkaktojnë dhimbje.

1. Dhuratat 
Të gjithë i duan dhuratat. Po çfarë mund të shkojë keq? Që dhuratat tuaja nuk janë të njëjtit nivel: ju mund t’i blini atij një bluzë të bukur dhe ai ju blen një byzylykë me gurë diamanti; ose mund të ndodh që ju i blini atij një fshesë me korrent e cila është një dhuratë e papërshtatshme për të, ose ai ju blen një unazë ndërkohë që ju nuk jeni gati…

Pavarësisht dhuratës, falënderoni për atë që merrni. Aftësia e një personi për të blerë diçka për dhuratë nuk tregon domosdoshmërisht nivelin e tërheqjes që ai ka ndaj jush. Disa njerëz vihen aq shumë në presion dhe nuk mund të zgjedhin. Vetëm se dikush nuk mund të lexojë mendjen tuaj dhe të blejë atë dhuratë që ju mendoni se është e përshtatshme, nuk do të thotë se ai person nuk ju do mjaftueshëm. Vitin pasardhës kur e keni njohur më mirë njëri-tjetrin, do e keni më të lehtë të gjeni një dhuratë që është më e përshtatshme për ju. Kështu do filloni të krijoni një traditë tuajën si çift për festa.

2. Familja 
Periudha e festave nuk është gjithmonë më e bukura edhe për familjen në tërësi. Anëtarët e familjes nuk kanë gjithmonë një sjellje të mirë pasi mund të jenë dhe nën presion për t’i bërë gjërat të duken sa më mirë dhe sa më bukur. Mund të ndodh që ju jeni duke ndihmuar nënën e partnerit tuaj të bëni një sallatë dhe e dëgjoni atë të thotë se ish e dashura e djalit të saj gatuante shumë mirë. Por nuk ndodh vetëm për këtë arsye, ai mund të takojë një anëtar të familjes me të cilin ka kohë pa u takuar dhe do e keni më pak vëmendjen e tij.

Kjo është dhe një periudhë ku çiftet preferojnë të prezantojnë të dashurin/ën e tyre me familjen. Reagimet e para nuk janë gjithmonë më të mirat, disa mund të jenë të turpshëm dhe të fshihen pas telefonit dhe disa duke u përpjekur të bëjnë përshtypje të mirë, flasin më shumë seç duhet, shkruan Anabel. Mos harroni se fryma e festave është falja, bamirësia dhe dashuria.

3. Marrëdhëniet 
Kudo që shkoni gjatë kësaj periudhe shihni drita dhe shkëlqim dhe ndiheni më mirë. Ka disa studime që tregojnë se këtë periudhë të vitit ka më shumë incidente që lidhen me ankthin, stresin dhe depresionin. Blerjet, përgjegjësitë në punë për t’i mbyllur gjërat para pushimeve, apo filmat që tregojnë një jetë perfekte (që askush nuk e ka) apo thjesht takimi me familjen mund të shkaktojnë stres. Mblidhini të gjitha bashkë dhe kuptoni ndryshimin që mund të pësoni.

Ky presion dhe ky stres mund të ndikojnë në marrëdhënien tuaj dhe mënyra se si ju përballeni me të ju forcon si çift ose bën të kundërtën. Mos harroni të gjeni kohë për veten tuaj me gjithë gjërat e tjera që keni për të bërë.

Mund të konsideroni edhe të ndihmoni dikë që është në nevojë në mënyrë që të vlerësoni më shumë atë që ju keni