Çfarë thonë De Biasi dhe Duka për incidentin mes tyre

de-biasi_8Ka shkaktuar jo pak polemika një deklaratë e Armando Dukës në Reoprt TV kur ka theksuar se De Biasit i erdhi suksesi në moshën 60 vjeçare. Në sfondin e mosmarveshjeve dhe deklaratave të mëparshme të zyrtarëve të federatës se Shqipëria e bëri të njohur trajnerin italian, kjo thënie e presidentit të FSHF është cilësuar si ironike dhe me kunj,

Vetë Gianni De Biasi sot në një intervistë për “Panorama Sport” i pyetur për thënien e Dukës është përgjigjur:”Duka është president i federatës dhe nuk ndërhyj fare në qëndrimin e tij, sepse në fund të fundit qëllimi ynë është i përbashkët: të bëjmë sa më mirë në Europian.

Sa për të tjerat, nuk mendoj se ka dashur të përcjellë ndonjë mesazh specifik”. Por pas zhurmës në media ka rreaguar me një komunikatë të FSHF-së edhe vetë Armando Duka: “Gjatë kësaj interviste, qëndrimi im ka qenë që, finalet e Kampionatit Europian Francë 2016, janë padyshim një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Të gjithë, provojmë për herë të parë një eksperiencë të tillë, futbollistët, stafi, federata dhe vetë trajneri.

Kjo është një ngjarje e madhe, që trajneri De Biasi, duhet ta ketë ëndërruar dhe i erdhi në moshën 60 vjeçare. Kështu që duhet të jemi të gjithë, të përqëndruar që të bëjmë një Europian sa më të mirë” ka rrumbullakosur qëndrimin e tij Duka.