Cigaret e nxënësve i vënë flakën një klase në shkollën Industriale të Gjirokastrës [FOTO]

zjarr-ne-klas-655x356Një prej klasave të shkollës së mesme Industriale të Gjirokastrës është përfshirë sot nga flakët. Zjarri ra rreth orë 13:30 kur nxënësit kishin përfunduar mësimin. Pas mbërritjes së zjarrfikësve, dyshimet e para lidhen me cigaret apo bishtat e cigareve të nxënësve, të cilat janë harrruar ndezur. Deri më tani përjashtohet pista e ndonjë qarku të shkurtër elektrik. Zjarri dëmtoi pjesën më të madhe të orendive të klasës, ndërsa falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u parandalua përhapja e tij në pjesën tjetër të shkollës. Shkolla e mesme Industriale e Gjirokastrës frekuentohet nga një numër i konsiderueshëm nxënësish, kryesisht nga zonat rreth qytetit.

1211112545545556