‘Çmenden’ mbesat në Gjirokastër, denoncojnë në polici gjyshen dhe xhaxhain

Rasti 1

Një 18 vjeçare nga Gjirokastra është marrë në mbrojtje pasi denoncoi gjyshen në polici për dhunë psikologjike.

Me anë të një njoftimi policia bën të ditur se është lëshuar urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes për shtetasen me inicialet D.M, pasi dyshohet se gjyshja E.M,  63 vjeç, e ka dhunuar psikologjiskëshit.

Njoftimi i policisë

Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.M, vjeç 18, pasi dyshohet se gjyshja E.M,  vjeç 63, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Rasti 2

Një 20-vjeçare nga Gjirokastra është marrë në mbrojtje pasi xhaxhai i saj i ushtronte dhunë psikologjike.

Sipas policisë shtetasi me inicialet I.XH, e dhunonte psikologjikisht mbesen e tij me inicialet V.A.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.A, vjeç 20, banuese në  Gjirokastër, pasi dyshohet se xhaxhai, shtetasi I.XH,  vjeç 51, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.