Çmenduria, sherr mes krushqve në dasëm për një kompliment

plagosjeÇmendurirat në këtë vend nuk kanë fund.

Një dasëm në Paskuqan për pak është kthyer në një tragjedi.

Shkak është bërë një kompliment që i është bërë shoqërueses së nuses.

Kjo ka sjellë një sherr masiv, ku janë përdorur grushte, karrige dhe armë zjarri, raporton Dita.

Për pasojë ka mbetur e plagosur 21-vjeçarja Blerina Nela, e cila është qëlluar dy herë me armë.

Për fat ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar pesë nga dasmorët e përfshirë në dasëm, ndërsa ka sekuestruar edhe një pistoletë tip “Zastava”.

Libohova Online