Çomo flet pas humbjes: Ketej e tutje do punoj që shpirti demokrat të jetë gjallë

Altin ComoNje dite pas shpalljes se rezultatit per Bashkine Libohove, ka reaguar edhe kandidati i PD-se, Altin Como. Me poshte shenimi ne faqen e tij ne Facebook.

“Rezultati final i ketyre zgjedhjeve e nxori humbese alternativen time per qytetaret e kesaj bashkie. Megjithate ndihem krenar dhe shume i nderuar qe Libohova ime me besoi per here te trete me nje rezultat mbi 200 vota. Deshiroj te falenderoj me perulesi, te gjithe ata bashkeqytetare te mi libohovite dhe mbeshtetes nga zona mbare qe besuan tek une, qe u perpoqen po aq sa une qe alternativa ime dhe e Partise Demokratike te ishte fituese, u shpreh mirenjohjen e pashoqe, te gjitha atyre familjeve qe me hapen deren, me degjuan e i degjova, atyre emigranteve qe lane punet e tyre dhe erdhen te me mbeshtesnin me vote, u jam borxhli te gjithe atyre djemve e vajza, burrave dhe grave qe ishin krah meje cdo dite ne kete fushate teper intensive. Uroj dhe shpresoj qe ketej e tutje Libohova, te jete ende qyteti me peshe ne kete bashki te re edhe pse mbeshteti me shume alternativen e djathte, uroj qe premtimet e bera te realizohen per te miren e qytetareve kushdoqofshin e kudo jetofshin. Kjo fushate zgjedhore perballe alternatives sime vendosi alternativen e nje shteti te tere, te angazhuar masivisht me te gjithe makinerine e tij, me presione, shantazhe, blerje vote, per ta fituar kete gare, por me vjen mire qe libohovitet u dhane nje pergjigje te merituar, dhe uroj qe nga kjo pergjigje ata te mos kene asnje pasoje, pasi kjo ishte pergjigjia e njerezve te lire qe nuk shiten e blihen, ishte pergjigjia e mirenjohjes dhe jo e mosmirenjohjes. Detyra ime dhe atyre qe mendojne si une ketej e tutje eshte mbrojtja e dinjitetit te kujtdo qe nuk mbeshtet gjuhen e kercenimeve, shantazheve e presioneve dhe premtoj se do jem krah gjithkujt qe deshiron dhe aspiron qe shpirti demokrat te jete gjalle, pasi ky shpirt i ka rrenjet thelle, nuk perdhoset nga askush dhe nga asgje, aq me shume nga pazarxhinj votash dhe interesash. Ju uroj te gjitheve dite te mbara ne vazhdim dhe serisht e pa dallim do te jem miku juaj sic kam qene kurdohere”- perfundon Como.