Çomo komenton vizitën e Ramës: Kishte më shumë makina sesa njerëz. Faleminderit që nuk shkuat

11297495_10203765676732675_1449579842_oKandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Çomo, komenton vizitën e kryeministrit Rama në Libohovë një ditë më parë, në mbështetje të kandidates së majtë Luiza Mandi. Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Çomo falenderon së pari ata që nuk shkuan të takim, më pas thotë se kishte më shumë makina sesa njerëz. Sipas tij njerëzit kishin ardhur me detyrim në takim, ndërsa nënvizon se ai s’ka qenë kurrë njeri i konflikteve politike në dëm të libohovitëve. Më tej Çomo i referohet Ramës si i “ashtuquajturi kryeministër i shqiptarëve”, duke nënkuptuar mosnjohjen e tij. Më poshtë shënimi i plotë”

“Se pari me lejoni te percjell nje falenderim te sinqert dhe teper te thelle, per libohovitet e zgjuar dhe krenare qe nuk dolen dje ne shesh per t’u turperuar nga fjalet e paprecedenta te nje kryeministri qe e mban veten si te jete zoti ne toke. Dje , njesoj si ne 2013 libohovitet treguan me deshire e zgjuarsi se kjo qeveri nuk ben per ta, se ky kryeminister i ka ndare njerezit “ne te tyret dhe tanet” dhe ka vrare perfundimisht shpresen e tyre per drejtimin e duhur!
Gjithashtu dua te falenderoj edhe ata pak qytetare libohovite qofshin simpatizante, apo hallexhinj, qofshin infermjere te veshur me bluza fushate, te detyruar apo thjesht ne shenje respekti per kolegen e tyre, qofshin mesues te lajmeruar nga drejtoret e tyre, punonjes elektriku, e te cdo lloj administrate qe iu bashkangjiten ketij tubimi te mbushur me makina por jo me njerez, te cilet degjuan me veshet e tyre deliret dhe kercenimet e e te ashtuquajturit “kryeminister te shqiptareve” se si do ta beje apo do ta zhbeje Libohoven.
Te dashur miq!
Nuk besoj se ne kaq vjet demokraci, ketu ne Libohove te kete shkelur ndonje kryeminister i majte apo i djathte dhe te kete folur me nje gjuhe te tille urrejtje per te zgjedhurit lokale te cdo force politike kundershtare, por aq me pak te kete percjelle mesazhe kercenuese per qytetaret duke iu treguar degdisjen, harresen nese nuk do te votojne ate qe do donte ai. JO, ne cdo periudhe qeverisjeje majtas e djathtas, ne cdo kapercim pushteti Libohova ka treguar qytetari, kane vijuar normalisht investimet dhe jane gjetur ura bashkepunimi ne te miren e njerezve, kete mund ta pohojne te gjithe ish-kryetaret e zgjedhur deri me sot. Te diktosh njerezit se nese nuk e zgjidhni ate qe dua une eshte fundi juaj, kjo eshte diktature e mirefillte. Perpara se kreministri te me drejtohej mua si njeriu jo i duhur per ju, le t’ju jepte llogari se perse bllokoi cdo mundesi punesimi, perse nuk po subvencionon blegtoret dhe bujqit libohovite, perse nuk u jep mundesi mbeshtetese grumbulluesve te bimeve medicinale, perse terrorizon me burg cdo hallexhi qe nuk paguan dot dritat, perse nuk financon asnje projekt rehabilitues te zones(me vjen mire qe zonja Kumbaro u kujtua per kalane, sidomos pas nje telefonate qe i beri i ati kur ishte para ca ditesh ketu dhe qe pa me syte e saj e tha me zerin e saj ate gjendje qe gjeti, me vjen mire qe nxorri nga sirtari projektin qe i kemi derguar tash sa vjet dhe premtoi per financim te tij)
Une personalisht me aq sa me njihni, nuk kam qene kurre njeriu i konflikteve politike ne dem te qytetareve te mi, kete e dine te majte e te djathte ne Libohove dhe u kam shtrire doren te gjitheve per t’i ndihmuar e per te me ndihmuar, jam nga ta qe per hir te qytetareve te mi hyj dhe dal ne cdo dere qeveritari, kushdoqofte ai dhe kete mund ta vertetoje me se miri edhe ndonje nga ministrat-deputete te kesaj qeverie.
Duke ju kerkuar ndjese per kete tejzgjatje edhe nje here faleminderit per mbeshtetjen qe me jepni cdo dite dhe per garancine qe me dhate dje se fitorja eshte sa e imja dhe e juaja, eshte e Libohoves, Nepravishtes, Bulos, Suhes, Laboves e Zagorise, eshte fitorja e njerezve te lire dhe qe nuk shiten e blihen, eshte fitorja e investimeve te reja, te cilat nuk varen vetem nga dora e nje kryeministri apo ministri, por varen nga menaxhimi i te ardhurave, nga hartimi i projekteve, nga bashkepunimi me kedo qofte ne te mire te qytetareve. Une ju garantoj se do te jem sic kam qene zeri juaj, mbeshtetja juaj e padiskutuar dhe pa dallim!”- shkruan Çomo