Çomo mbyll fushatën në Libohovë, kërkon mbështetje për mandatin e tretë

11147041_1620365698179196_7609350172606270036_nKandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Como, zhvilloi sonte në mbrëmje takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Takimi u zhvillua në sheshin para sarajeve të Myfit bej Libohovës, ku Como kërkoi nga të pranishmit mbështetje me votë për një mandat të tretë. Gjatë fjalës së tij ai renditi edhe disa nga pikat kryesore të programit, ndërsa u shpreh se do të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzve. I pranishem ne takim ishte edhe Arben Ristani, Sekretari i Pergjithshem i PD-se. Pas fjalës së tij, takimi vijoi me një koncert festiv nga grupe të ndryshme muzikore.

1653819_1085991681414938_6827756061925115289_n10390020_1085990668081706_9107921032882208167_n11201164_1085991104748329_7585786437697314048_n11401409_1085991238081649_2088808089501312624_n11412365_1085990884748351_5368761893136229189_n11425867_1085990708081702_2856496376706003113_n

11215763_1620365681512531_6060345987626427355_n