Çomo: Përveç votës për veten, dua dhe votë për këshilltarët e PD-së

Kandidati i PD-së, Altin Çomo, bën publike listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Libohovës. Ai kërkon mbështetje për ta dhe thotë se është nder të kesh në krah emra të tillë që përfaqësojnë PD-në.

“Pervec votes suaj per nje mandat te ri, ne keto zgjedhje une kerkoj edhe besimin tuaj per keshilltaret e forces politike, Partise Demokratike, zonja dhe zoterinj te nderuar qe do te perfaqesojne Libohoven, Zagorine, Nepravishten, Suhen, Laboven e Bulon, qe do te jene zeri juaj ne vendimarrje”- thotë Çomo.

Ditë më parë Libohova Online kishte publikuar listën me kandidatët e PD-së, PS-së dhe LSI-së për Këshillin Bashkiak. E përbashkëta e të tre listave është se janë të përbëra me njerëz që kanë më shumë se një mandat që shërbejnë si këshilltar në njësitë vendore. Të rinjtë janë vendosur kryesisht në vendet jo fituese, ndërkohë që janë të dukshme edhe lidhjet e ngushta familjare e klanore mes kandidatëve.

Ka edhe persona të cilët e kanë gjetur emrin në këto lista, pa dhënë më parë një miratim, nëse ishin ose jo dakord. Për të krijuar një ide më të qartë se si do të jetë Këshilli Bashkiak i Libohovës pas 21 qershorit, klikoni në linkun më poshtë për të parë listat e tre partive kryesore. https://www.libohovaonline.com/si-do-te-jete-keshilli-bashkiak-i-libohoves-pas-21-qershorit

11402366_1438227133165114_1779642777521307036_o