Çomo premton zhvillim të qëndrueshëm dhe garanci për të ardhmen

11149298_1405038339817327_4752190574171968859_nKandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë, Altin Çomo, është takuar sot pasdite me një grup qytetarësh në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. Takimi është zhvilluar në sallën ku Këshilli Bashkiak i Libohovës zhvillon mbledhjet. Çomo është zotuar para të pranishmëve “për një zhvillim të qëndrueshem të Libohovës dhe fshatrave përreth”. Duke shigjetuar sërish rivalen e tij, Luiza Mandi, që sipas Çomos mbështetet nga “drejtora shteti”, ai tha se nuk bën premtime boshe për punësim, por ofron garanci për vitet që vijnë. Mes shumë meshkujve në takim, binte në sy prezenca edhe e dy femrave.

fghgfh