Çomo takim elektoral në Libohovë, flet për të ardhme të qëndrueshme dhe frymëmarrje të re

Kandidati i djathtë, Altin Çomo ka zhvilluar së fundmi një takim me shtabet zgjedhore të lagjeve të Libohovës. I pranishëm ka qenë edhe koordinatori i fushatës së demokratëve për Gjirokastrën e Libohovën, Tritan Shehu, si dhe kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko. Shehu e Bejko kërkuan mbështetjen e qytetarëve për Çomon në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Libohova dhe gjithe zona mbare ka nevoje per nje frymemarrje te re dhe kete ne do ta deshmojme me 21 qershor, ku te gjithe se bashku do te vendosim per te ardhmen tone, ne qytetin tone! Mesazhi qe ne do te percjellim ne cdo shtepi tashme dhe tutje eshte “Pune dhe Dinjitet”, e ardhme e sigurt dhe e qendrueshme per ne dhe femijet tane! Libohova nuk do te neperkembet ne asnje cast nga askush, libohovitet dine te vendosin vete per te ardhmen e tyre”- shkruan Çomo në faqen e tij në Facebook, ndërsa shpërndan edhe foto nga takimi.

11009190_1427469910907503_8135141415415432495_o10383721_1427471004240727_6107398964122651466_o11148355_1427470757574085_861699674976867106_o11244728_1427470654240762_1832462535936843511_o

11312953_1427469970907497_227483893223883540_o

11223835_1427470167574144_6252936547033219836_o