Covid i merr jetën ish kreut të Hipotekës në Gjirokastër

Ish-kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, Meleq Karabina, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Mësohet se Karabina ishte infektuar me Covid 19. Prej disa ditësh qëndroi i intubuar në spitalin Infektiv, por nuk arriti ta fitonte betejën me virusin. Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në Gjirokastër. Meleq Karabina ka qenë drejtues edhe te Enti i Banesave në Gjirokastër.